Vllaznia ka zhvilluar një tjetër miqësore, para ndeshjes në Superkupën e Shqipërisë, ku shkodranët do të përballen me Tiranën.
Ditën e sotme, kuqeblutë lujatën ndaj Veleçikut, një sfidë të cilën e fituan me rezultatin 3-2.
Për Vllazninë shënuan Aralica dhe Latifi, si dhe një autogol nga Kaçaj, që vulosi shifrat 3-2. Lajmi i mirë për Josën është rikthimi i Latifit, i cili gjeti edhe golin në këtë takim dhe tregon se është gati për ndeshjen.



