Armando Cungu largohet nga drejtimi i Shqipërisë U-19

Armando Cungu largohet nga drejtimi i Shqipërisë U-19

Armando Cungu nuk do të jetë më trajneri i Shqipërisë U-19. Kjo është njoftuar nga vetë FSHF, që tregon edhe arsyet e këtij vendimi.

Sipas institucionit më të lartë të futbollit në vend, trajneri Cungu e ka pasur të pamundur t’i përgjigjet kriterit ku të gjithë trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave duhet të jenë “full time” të pranishëm në zyrat e Federatës dhe të mos kenë impenjime të tjera profesionale.

Thuhet se ndarja mes Cungut dhe FSHF ka ardhur me konsensus të dy palëve.

NJOFTIMI I FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se Armando Cungu nuk do të jetë më trajner i Kombëtares U-19 dhe se përfundimi i bashkëpunimit ka ardhur me konsensus palëve.

Ky vendim ka ardhur si rrjedhojë e strategjisë së re që është duke u implementuar nga Departamenti Teknik në Federatën Shqiptare dhe trajneri e ka pasur të pamundur t’i përgjigjet kriterit ku të gjithë trajnerët e ekipeve Kombëtare të moshave duhet të jenë “full time” të pranishëm në zyrat e Federatës dhe të mos kenë impenjime të tjera profesionale.

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë për detyrë të punojnë ngushtë me stafet e tyre teknike çdo ditë të javës për të ndjekur e monitoruar talentet dhe të organizojnë seleksionime e grumbullime. Gjithashtu, trajnerët duhet të kenë një bashkëpunim të përditshëm me kolegët dhe stafet e ekipeve të tjera të moshave dhe me Drejtorinë Teknike të FSHF-së.

Federata Shqiptare e Futbollit gjen rastin të falënderoj Armando Cungun për punën që ka bërë në drejtimin e ekipit Kombëtar U-19 dhe i shpreh vlerësimet maksimale për seriozitetin, profesionalizmin dhe përkushtimin që ka treguar në drejtimin e skuadrës kuqezi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy