
Davide Zapppacosta është lojtari më i ri i Atalantës. Mbrojtësi i majtë është larguar nga Chelsea, pjesë e të cilëve ishte nga viti 2017 dhe është rikthyer në Serie A, aty ku në të kaluarën ka qenë pjesë e Torinos, Genoas dhe Romës.
Lëndimet e shumta të pësuara, kanë bërë që Zappacosta të mos tregojë formën e tij më të mirë te Chelsea, të cilët vendosën ta largojnë.
Tek Atalanta shpresojnë se Zappacosta do të rikthehet në formën e dikurshme dhe do i japë një ndihmë të madhe skuadrës në arritjen e objektivave.



