Derbi londinez për  Lucas Vazquez

Derbi londinez për Lucas Vazquez

  Konkurrencës së Bayernit  për marrjen e shërbimeve të Lucas Vazquez orët e fundit i janë shtuar edhe dy rivalë shumë të fortë në Premier League .  

Sipas  ‘’ Daily Mirror ‘’  Tottenhami dhe  Arsenali do të masin forcat në një derbi londinez për spanjollin e talentuar . Theksi në këtë operacion vihet padyshim tek polivalenca e 29 vjeçarit sepse  konsiderohet si një element që mund të përshtatet mjaft mirë në skemat e  gjigandëve anglezë .   

Tashmë  me një këmbë larg ‘’ Santiago Bernabeut ‘’  Lucas Vazquez duhet ti bëjë mirë llogaritë sepse ndodhet midis tre zjarreve që mund t’ia përmirësojnë të ardhmen në kontinentin e vjetër .  Gjithçka duket e përfunduar midis ‘’ Los Blancos ‘’ dhe sulmuesit të talentuar sepse krerët e klubit nuk kanë bërë asnjë hap në lidhje me rinovimin e  kontratës së tij .

Një vendim i tillë justifikohet me kaosin e shkaktuar nga pandemia e koronavirus që vazhdon të ndikojë në arkat e klubeve të njohura në Europë duke i detyruar automatikisht të sakrifikojnë elementë me një peshë të caktuar në gjirin e tyre . Duke vazhduar këtë llogjikë numri një i Real Madridit Florentino Perez tashmë i ka hedhur hapat e duhur  që lidhen në mënyrë direkte me rinovimet e dy prej nxënësve më të mirë të Zinedine Zidane si Sergio Ramos dhe Luka Modric.   

Në lidhje me perspektivën e të ardhmes  lojtari i lindur në La Coruña prej kohësh  ka shprehur  se kërkon me çdo kusht ti bashkohet një skuadre që aspiron të luajë në Champions League,  kërkesë të cilën momentalisht  si Arsenal ashtu edhe Tottenhami nuk ia plotësojnë .

 Megjithatë situata e tyre mund të ndryshojë me kalimin e kohës sepse kanë mbetur edhe disa javë për përfundimin e Premier Leagues  dhe ashtu siç ka ndodhur në shumë raste  kampionati mund të pësojë surpriza të papritura deri në javën e fundit .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy