Olimpiada “Paris 2024”, Ylli: Presim medalje nga mundësit, gara e Luiza Gegës ka kampione të mëdha

Olimpiada “Paris 2024”, Ylli: Presim medalje nga mundësit, gara e Luiza Gegës ka kampione të mëdha

I ftuar në emisionin “Sport Zone” në MCN TV, presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli, foli për synimet që Shqipëria ka për medalje në Olimpiadë që do të mbahet këtë verë në Paris.

Ylli deklaroi se shpresat janë te tre mundësit, Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev dhe Chermen Valiev.

Sipas tij, gara e Luiza Gegës, ka konkurrencë të madhe dhe do të ishin të lumtur nëse futej të gjashtë të parët.

Ne synimin për medalje e kemi tre mundësit. Janë potencial i madh për të marrë medaljen. Synojmë që Luiza Gega, të futet të gjashtja e Olimpiadës.  Gara e Luizës, ka kampione të jashtëzakonshme, që kanë kohë të frikshme për garën me 3 mijë metra. Sikur Gega të futet te medalja e broznzit do të ishte një gjë e madhe, sa nuk e përshkruaj dot.

Kenianet janë të forta, por Luiza ka performuar këto vite, dikur të ishte 20 vjeç. Me këto ligje që kemi bërë dhe me kushtet që janë krijuar, të jeni të sigurt, që nëse do ishte 20 vjeçare, do të kishte medalje. Mosha bën të vetën.

Më ka mbështetur kryetari i bashkisë Tiranë. Nuk mund të them se kush na la në baltë. Ministria e i dha një buxhet Federatave, por jo KOKSH-it. Ia dha këtyre për stërvitje, por ishte sërish i pakët. Sporti elitar, ka shpenzime të jashtëzakonshme.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy