Tottenham insiston për Bastonin

Tottenham insiston për Bastonin

  Paraqitjet e mrekullueshme të Alessandro Bastonit me Interin e kanë bërë italianin shumë të preferuar në merkato.

Pas Manchester City-t dhe Real Madridit , Tottenham Hotspuri ka shpallur kandidaturën për ta transferuar në ‘’ White Hart Lane ‘’.

Kontrata e 23 vjeçarit me zikaltërit do të përfundojë në 30 qershorin e 2024-tës por ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ po vijojnë me insistimin për t’ia ndryshuar mendjen pavarësisht se konsiderohet një ndër liderët e prapavijës së zikaltërve.

12 sfidat e deritanishme kanë rikonfirmuar cilësitë e Alessandro Bastonit , për të cilin mendohet se një ndryshim ambjenti do t’ia përmirësonte karrierën në çdo aspekt dhe në fakt traineri Antonio Conte asnjëherë nuk e ka humbur shpresën se një ditë mund ta ketë përsëri nën urdhërat e tij ishi-n e Atalantës .

Me uljen në pankinën e ‘’ Spursave ‘’ , 53 vjeçari diti shumë shpejt të adaptohet dhe sigurisht arriti ti rikthejë kryeqytetasit në Champions League duke blinduar edhe qëndrimin e yjeve si Harry Kane apo Heung-Min Son , të domosdoshëm për mbarëvajtjen e Tottenhamit në kompeticionet pjesëmarrëse.

Katër sezone në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ i kanë shërbyer Alessandro Bastonit për të rritur kualitetin por natyrisht me ‘’ The Citiziens ‘’ dhe ‘’ Galaktikët ‘’ të përfshirë nuk do të jetë e lehtë firmosja me një ndër qëndërmbrojtësit më të mirë aktualisht .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy