Barcelona, tjetër opsion për sulmin

Barcelona, tjetër opsion për sulmin

Koha kalon si pa e kuptuar dhe sigurisht parashikohet se gjatë periudhës së transferimeve ekipet me emër do të marrin vëmëndjen më të madhe.

 Jashtë listës asnjëherë nuk mund të mbetet Barcelona, ekip pretendent për fitimin e titujve në çdo sezon. 

Hansi Flick në bashkpunim me stafin e tij po mendojnë serioziosht për këtë periudhë, të cilët tashmë e kanë bërë me dije objektivin e rradhës. 

Bëhet fjalë për Malick Fofana, i cili konsiderohet i duhuri nga traineri gjerman për tu aktivizuar në krahun e majtë të mesfushës. 

Sipas ‘ Sport ‘, ‘’ Los Cules ‘’ po vlerësojnë çdo situatë për të shmangur ndonjë të papritur gjatë fazës së dytë dhe duhet thënë se 20 vjeçari përpara një sezoni u transferua nga Gent tek ‘’ Les Gones ‘’ për 19.5 milionë euro, kontrata e të cilit përfundon në qershorin e 2028-tës. 

Të shkëlqesh tek ish fituesit e Ligue 1, sidomos në një ligë tejet kompetitive është shumë domethënëse dhe tashmë për të janë hapur dyert e ‘’ Camp Nout ‘’. 

Vlera në merkato e kartonit të Malick Fofanas i arrin 30 milionë eurot, i cili ka bërë një paraqitje për tu admiruar në 12 sfidat e para të sezonit. 

Nga ekspertët e shumtë konsiderohet një ndër më premtuesit e Europës dhe kurrsesi ‘’ Blaugranët ‘’ s’do ta humbin këtë shans për të përfituar shërbimet e tij. 

Belgu është shumë i shpejtë, tejet teknik dhe përshtatet shumë mirë si ekstrem i majtë. 

Për mënyrën se si luhet në Spanjë, Malick Fofana është ideali dhe situata e ndërlikuar ekonomike e francezëve mund t’ia hapë dyert për tu larguar drejt Katalunjës. 

Megjithatë, edhe në Premier League Liverpooli dhe Arsenali do të luajnë fort për yllin e ofensivës dhe ndërmjet tyre do të zhvillohet një sfidë emocionuese. 

Në një moshë e tillë sigurisht nxënësi i Paulo Fonsecas mund të ndihet i privilegjuar dhe duhet parë se si do ta analizojë hapin e rradhës në karrierë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy