Portieri “shkatërron” debutimin e Gattusos (VIDEO)

Portieri “shkatërron” debutimin e Gattusos (VIDEO)

Benevento ka arritur të marrë pikën e parë këtë sezon në Serie A.

Ekipi ku luajnë Ledian Memushaj dhe Berat Gjumshit ka arritur që të marrë një pikë në këto 15 javë të para të kampionatit Italian duke barazuar me rezultatin 2-2 në fushën e tyre kundër Milanit

Një barazim i merituar nga ana e skuadrës vendase të cilët edhe pse u gjendën në disavantazh dy herë arritën që të baraznon në minutën e fundit.

Heroi i Beneventos në këtë takim është padyshim portiere Brignoli që shënoi një gol spektakolar me kokë në minutën e 95-të.

Kjo është pika e parë për Beneventon, pas 14 humbjeve në ndeshjet e kaluara.  Golat për Milanin i shënuan Bonaventura dhe Kalinic, ndërsa për vendësit shënuan Puscas dhe Brignoli. 

Pas këtij barazimi Milan mbetet në vendin e shtatë me 21 pikë, ndërsa Benevento në vendin e fundit me vetëm një pikë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy