Chelsea po tenton në këto ditë të fundit të merkatos, të bëjë një lëvizje të bujshme, brenda kampionatit.
Blutë e Londrës janë në kërkim të një mbrojtësi dhe kanë hedhur sytë nga rivalët e Manchester United.
Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Chelsea po tenton të transferojë mbrojtësin anglez, Harry Maguire, me këtë të fundit që është kritikuar shumë për paraqitjet e tij.
Klubi londinez, për të bindur drejtuesit e Manchester United, kanë ofruar në shkëmbim sulmuesin anësor, Christian Pulisic, me këtë të fundit që nuk ka gjetur shumë hapësira në drejtimin e Tuchel.
Drejtuesit e United nuk kanë vendosur ende për propozimin e marrë, por në orët e ardhshme, pritet të kthejnë një përgjigje.



