
Siç dihet tashmë gjatë merkatos vijuese pritet një revolucion tek Manchester United.
Ashtu siç quhen ndryshe ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ kanë mbetur dukshëm në prapavijë në krahasim me të kaluarën dhe kësaj situate do të tentohet ti vihet sa më shpejt pika.
Traineri Ruben Amorim ka filluar ti bëjë llogaritë me kujdes, për të evituar pakënaqësitë në të ardhmen.
Jean- Philippe Mateta i është bashkuar listës së portugezit, një referent tek Crystal Palace.
Francezi prej disa sezonesh aktivizohet për londinezët, i cili ka ditur të bëjë diferencën në metrat e fundit, pavarësisht rivalitetit të ashpër në Premier League.
Ndërkohë, për drejtuesit e anglezëve qëndrimi i 28 vjeçarit në ‘’ Selhurst Park ‘’ mbetet një prioritet por rrjedha e ngjarjeve mund të ndryshojë duke qenë se pretendohet nga 20 herë kampionët e Premier Leagues.
Një klubi kaq të famshëm dhe gjithashtu potent në aspektin ekonomik është vështirë ti thuaj jo dhe në fakt drejtuesit e Crystal Palaces tanimë kanë përcaktuar çmimin për Jean- Philippe Matetan, konkretisht 50 milionë euro.
Një aspekt që duhet marrë në konsideratë është një deklaratë e ishi-t të Mainz së fundmi, i cili u shpreh:
“ Eshtë e natyrshme që një lojtar me aspirata të pretendojë kalimin tek një ekip i famshëm ‘’, ishin fjalët e Jean- Philippe Mateta, i cili la të kuptohej se mund ta pranojë ofertën e presidentëve Joel dhe Avram Glazer.
Duhet shtuar se presioni tek Manchester United është shumë i madh dhe gabimet kushtojnë shtrenjtë, fakt i cili është marrë parasysh nga ky lojtar.
Nuk përjashtohet mundësia që golashënuesi të vendosë për kalimin në ‘’ Old Trafford ‘’ gjatë periudhës së transferimeve, duke qenë se kjo mundësi nuk të vjen shumë herë gjatë karrierës.



