Juventus nuk dorëzohet për Zaniolon

Juventus nuk dorëzohet për Zaniolon

 Me çështjen e Dybalas të pazgjidhur , Juventusi vijon të jetë i shqetësuar për fatet e ofensivës dhe ka vendosur të këmbngulë për Nicolo Zaniolon , lojtar që preferohet nga shumë ekipe me emër. 

Massimiliano Allegri është një fans i lojës së mesfushorit dhe kërkon ta shëndërrojë në një transferim të rëndësishëm të ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ të cilës akoma nuk ka mundur t’ia ndryshojë fytyrën .

Komponentët cilësorë konsiderohen të domosdoshëm për bardhezinjtë të cilët i presin sfida të  forta  në Champions League dhe Serinë A dhe 22 vjeçari mund ti japë një tjetër impakt fazës sulmuese e  cila është fuqizuar në merkaton e janarit me një bomber si Dusan Vlahovic .

 Në vitet e fundit perla e ‘’ Verdhekuqve ‘’ është shquar si një ndër lojtarët më premtues të panoramës europiane dhe rekordmenët e Scudettos duan t’ia bëjnë dhuratë Massimiliano Allegrit , trainer tek i cili besohet fuqimisht pavarësisht se për Nicolo Zaniolon Juventusi do të ketë shumë punë përpara sepse konsiderohet i paprekshëm nga Jose Mourinho .

4 gola dhe 5 asiste në 28 sfida kanë influencuar  në performancat e kryeqytetasve gjatë ndeshjeve por këmbngulja e torinezëve sa vjen edhe shtohet dhe  e rrezikon qëndrimin e ishi-t të Interit në ‘’ Olimpico ‘’. 

Kalimi në ‘’ Allianz Stadium ‘’ mund të rezultojë qershia mbi tortë për talentin e Romës i cili i ka dhënë një tjetër kuptim karrierës gjatë periudhës katër vjeçare tek ‘’ Ujqërit ‘’ , skuadër që meriton respekt maksimal në Itali dhe jashtë saj.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy