
Drejtori i PSG, Leonardo ka konfirmuar ditën e sotëm se ylli i skuadrës, Kylian Mbappe dëshiron largimin, për të kaluar te skuadra e Real Madrid. Duke folur për “RMC”, Leonardo ka zbuluar se është refuzuar një ofertë prej 160 milionë eurosh nga Reali për Mbappe, duke thënë thënë se klubi kërkon të arkëtojë një shifër më të lartë për futbollistin francez.
"Kylian Mbappe nëse dëshiron të largohet ne nuk do e ndalojmë. Ne i thamë jo ofertës së parë të Real Madridit, por nëse plotësohen kushtet tona, do të shohim.
Ne i bëmë dy oferta të rëndësishme Mbappesë: njëra e barabartë me lojtarët kryesorë dy muaj më parë dhe një tjetër më e lartë se lojtarët e ardhur në kohët e fundit. Ne duam t’i dëshmojmë atij se ai është një lojtar i rëndësishëm, në qendër të projektit, por jo mbi projektin.
Duket si një strategji përpjekje për të marrë përgjigje negative nga ne, të tregojnë se bënë gjithçka për të blerë Mbappe dhe të presin një vit më pas për ta fituar falas. Kylian na ka premtuar gjithmonë se nuk do largohej falas. Oferta zyrtare e Real Madrid është shumë larg asaj që ne pretendojmë.
Po, është rreth 160 milionë, më pak seç kemi paguar për të në vitin 2017. Nuk kemi në plan të flasim sërish me Real Madrid për Mbappe. Afati është mesnata e 31 gushtit. Nuk kemi në plan të lëmë Mbappe të shkojë për një shifër më të ulët se ajo që kemi paguar, në një kohë kur i kemi ende para borxh Monacos (35 milionë).
Kurrë nuk e kemi hapur derën e largimit për Mbappe. Asnjëherë. Njerëzit thonë se unë dua ta shes dhe jo Nasser, por unë ose Nasser mendojmë të njëjtën gjë. Ne jemi në të njëjtën pikë. Por nëse një lojtar dëshiron të largohet, këto janë kushtet tona", u shpreh Leonardo.



