
Gianluigi Donnarumma ishte një ndër lëvizjet më të rëndësishme të Paris St Germain gjatë merkatos së verës . Megjithatë sipas ‘ Calciomercatos ‘ Juventusi nuk ka preferuar ti lërë rehat gjigandët e Ligue 1 .
‘’ Zonja e Vjetër ‘’ prej disa sezonesh ëndërron transferimin e 22 vjeçarit në ‘’ Allianz Stadium ‘’ por ‘’ Les Pariziens ‘’ u treguan më të shkathët në merkaton verore dhe e transferuan në ‘’ Parque de Prince ‘’. Por kalimi në Paris nuk ka rezultuar ashtu siç u mendua nga ishi i Milanit i cili po vuan faktin e rotacioneve të shumta me Keylor Navas , situatë që po fillon ta shqetesojë dukshëm .
Gjithsesi nëse e analizojmë me detaje këtë çështje, në rastin e një largimi të mundshëm nga ‘’ Parque De Prince ‘’ do të prodhonte një vështirësi më vete për Parisin sepse do ti duhej të riniste kërkimin për një portier që ofron garanci për vijimësinë .
Pavarësisht se është ende herët për të dhënë një verdikt final, koha do ti vërë pikat mbi i për të ardhmen e një ndër portierëve më të mirë në glob i cili edhe pse po has vështirësi në lidhje me adaptimin besohet se aftësitë e mrekullueshme që zotëron nuk do ta lënë në baltë .
Në rastin e bardhezinjve mund të thuhet se shpresat janë të shumta në lidhje me rikthimin në kohët e arta , dëshirë që e përforcon ulja përsëri në stol e Massimiliano Allegrit i cili e ka lartësuar emrin e torinezëve në të kaluarën me trofetë e njëpasnjëshëm .



