
Luhajtjet e njëpasnjëshme të Thomas Partey-t në lidhje me rendimentin, e kanë vënë në rrezik qëndrimin në ‘’ Emirates ‘’.
Mesfushori ka lënë për të dëshiruar gjatë sfidave, fakt i cili e ka lënë të pakënaqur trainerin Mikel Arteta.
Megjithatë, pretendentët nuk mungojnë për 30 vjeçarin, i cili konsiderohet një opsion ideal nga traineri i Juventusit Massimilliano Allegri.
‘’ Topchinjtë ‘’ i kanë vënë pikat mbi i në lidhje me kërkesat, të cilët synojnë 18-20 milionë euro për largimin e ishi-t të Atletico Madridit nga Londra.
Nëse e analizojmë në aspektin çmim-cilësi, transferimi tek 13 herë kampionët e Premier Leagues mund të konsiderohet një dështim por ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ i ka ofruar një tjetër mundësi, në një ndër pesë kampionatet më të rëndësishëm të Europës.
Në lidhje me ish rekordmenët e Scudettos, ia vlen të përmendet që pak e nga pak po e rikuperojnë terrenin e humbur, sidomos në kampionat, në të cilin në të kaluarën bënë ligjin.



