Barcelona, insiston për Nico Williams

Barcelona, insiston për Nico Williams

Problemet e vazhdueshme në aspektin ekonomik, nuk i kanë ndalur në asnjë moment drejtuesit e Barcelonës në lidhje me merkaton.

‘’ Blaugranët ‘’ vijojnë të insistojnë në lidhje me transferimin e Nico Williams në ‘’ Camp Nou ‘’, i cili para pak kohësh ka deklaruar se një ditë preferon të jetë pjesë e kësaj skuadre.

Jo vetëm për 21 vjeçarin por edhe për të tjerë lojtarë, kuq e blutë do ta kenë shumë të vështirë për ti arritur objektivat për arsye se janë ende të limituar.

Megjithatë, në fundin e sezonit, drejtuesit duhet medoemos të japin maksimumin për ti evituar pakënaqësitë në vijuesin dhe të rikthehen tek titujt, të cilët mungojnë prej kohësh tek katalanasit.

Tek vaskët prezenca e Nico Williams është një avantazh për metrat e fundit, i cili me cilësitë e tij vijon ti vërë jo pak në vështirësi rivalët.

Edhe tek kombëtarja ‘’ La Furia Roja ‘’ Nico Williams është grumbulluar rregullisht nga traineri Luis de la Fuente, fakt që tregon se kemi të bëjmë me një komponent me shumë vlera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy