
Rendimenti impresionues i Romeo Lavias me Southampton e ka rikthyer vëmëndjen e Pep Guardiolas tek mesfushori.
Anglezët janë pothuajse të rënë në Championship dhe ky fakt do ta lehtësonte arritjen e akordit nga ‘’ The Citiziens ‘’.
Belgu u transferua tek ‘’ Shenjtorët ‘’ për shifrën e 12.5 milionë eurove në të kaluarën dhe në sezonin aktual e ka bindur trainerin Pep Guardiola, i cili konsideron se mund të jetë shumë i rëndësishëm për bardhekaltërit.
Specialistët e konsiderojnë 19 vjeçarin një ndër lojtarët më premtues në kontinentin e vjetër por gjysemfinalistët e Champions Leagues do të masin forcat me Bayern Munchen dhe Milanin .
Interesi i bavarezëve dhe kuqezinvje mund të konsiderohet një lloj sikleti për Manchester City-n, por potenciali i Khaldoon Mubarak mund t’ia plotësojë dëshirën të famshmit ‘’ Pep ‘’ .
Në vitet e fundit të besuarit e spanjollit kanë dominuar , sidomos në Premier League por ëndërra në sirtar e katalanasit vijon të jetë fitimi i Champions Leagues.
Gjatë këtij sezon Romeo Lavia është aktivizuar në 31 sfida me Southampton por situata delikate e kësaj skuadre, mund t’ia hapë derën e largimit nga ‘’ St Mary’s ‘’ në përfundimin e tij.



