
Antonio Conte u shkarkua nga drejtimi i Tottenham pak ditë më parë, për shkak të përplasjeve në javët e fundit.
Shumë lojtarë kishin dalë kundër trajnerit, por një nga ata që ndihet fajtor për këtë largim, është sulmuesi Heung Min Son.
Në një prononcim të dhënë së fundmi, lojtari deklaroi se ndihet përgjegjës për largimin e trajnerit.
Si lojtar, më vjen shumë keq. Ai është një trajner i klasit botëror dhe ne patëm një udhëtim të mrekullueshëm së bashku. Duhet të kisha luajtur më mirë. Ndihem përgjegjës për largimin e tij, sepse nuk e kam ndihmuar shumë klubin.



