Anis Mehmeti, vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Parë në Angli, aty ku aktivizohet me skuadrën e Wycombe.
Këta të fundit mposhtën ditën e sotme Portsmouth me rezultatin 2-0 dhe Mehmeti ishte protagonist në të dy golat e takimit.
Fillimisht, Mehmeti zhbllokoi sfidën me një gol shumë të bukur, ku pas një gjuajtje në hyrje të zonës, topi u ndal në fundin e rrjetës.
Në minutën e 88-të, Wycombe shënoi edhe golin e dytë me McCleary, ndërsa këtë herë, fantazisti 21-vjeçar, dha asistin.
Vlen të përmendet se fantazisti po kalon një moment shumë të mirë në Angli, teksa këtë sezon, numëron 8 gola dhe 3 asiste.



