
Gjatë merkatos së verës Barcelona do të jetë një ndër pretendentet e padiskutueshme.
Drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ më së shumti do të fokusohen tek prapavija dhe listës së gjatë i është bashkuar në orët e fundit emri i Luka Vuskovic.
Kroati po zhvillon sezonin e parë në rradhët e Hamburgut i cili mund të aktivizohet edhe si qendërmbrojtës por edhe anësor.
Me 19 vite mbi supe dhe në një kampionat me koefiçent të lartë vështirësie si Bundesliga ka arritur të jetë në lartësinë e duhur dhe jo më kot pretendohet nga një ekip elite.
Kartoni i tij i përket Tottenham Hotspurit por në sezonin aktual është i huazuar tek gjermanët.
Interesi i spanjollëve mund të jetë piknisja e një tjetër eksperience në karrierë për Luka Vuskovic i cili mund ta ketë më të lehtë për tu transferuar në ‘’ Camp Nou ‘’, gjithmonë nëse ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ do të bien në Championship.
Aktualisht vlera e kartonit në merkato i arrin 60 milionë eurot, një shifër e konsiderueshme për xhepat e presidentit Joan Laporta i cili gjithsesi ka dhënë maksimumin gjatë çdo periudhe transferimesh për skuadrën e zemrës.
Mundësia për të qenë pjesë e ish fituesve të La Ligas dhe Champions Leagues është tunduese pasi do të bashkjetonte me titujt pa dyshim në çdo sezon dhe do të provonte veten në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.
4 gola në 21 sfida numëron lojtari nga Split deri më tani në një ndër ligat më prestigjoze të kontinentit të vjetër.



