
Interi nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në transfertë ndaj Sampdorias. Përveç rezultatit, një episod aspak i këndshëm i regjistrua për zikaltërit.
Gjatë ndeshjes, dy lojtarët e Interit, sulmuesi Romelu Lukaku dhe mesfushori Nicolo Barella, kishin një përplasje mes tyre.
Dy lojtarët debatuan ashpër në mesfushë, diçka që nuk u prit mirë nga trajneri Inzaghi.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, shkak për këtë debat, janë bërë ankesat e Barellës, ndaj shokëve të skuadrës. Thuhet se mesfushori ka pasur ankesa të shumta ndaj lojtarëve te Interit, ndërsa Lukaku i ka kërkuar atij që t’i mbështesë ata.



