
Problemet e Atleticos në prapavijë e kanë shtyrë Cholo Simeonen të marrë masa për ta përmirësuar situatën në këtë merkato verore .
Argjentinasi duhet ti lëvizë gurët me shpejtësi për të evituar situatat e pakëndshme në të ardhmen .
David Garcia i Osasunas mbetet një ndër të preferuarit e ‘’ Los Colchoneros ‘’ të cilët janë shquar gjithmonë si shumë solidë në mbrojtje por luhatjet e vazhdueshme nuk po e lënë të qetë gjigandin e stolit.
28 vjeçari la gjurmë në sezonin e kaluar me ekipin nga Pamplona dhe tashmë është në një moment shumë të rëndësishëm të karrierës .
Transferimi në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ do të thotë përfaqësimi i një ekipi tejet kompetitiv i cili të habit atëherë kur nuk e pret dhe në çdo sezon e ka të siguruar pjesëmarrjen në Champions League.
David Garcia konsiderohet shumë i rëndësishëm nga drejtori sportiv Andrea Berta dhe duke qenë se merkatos i mbetet ende për të përfunduar , shanset e Atleticos janë të mëdha për të firmosur me spanjollin.
Prej shumë vitesh , falë punës së Diego Simeones , kryeqytetasit kanë avancuar me hapa galopantë duke u shëndërruar në një ndër ekipet më të rrezikshëm jo vetëm në La Liga por edhe në Champions League dhe pa dyshim çdo rival përgjithësisht ka hasur shumë vështirësi në momentin e përballjes me ‘’ Los Rojiblancos ‘’.



