Lautaro Martinez qëndron tek Interi

Lautaro Martinez qëndron tek Interi

Thashethemet e merkatos mbi të ardhmen e Lautaro Martinezit kanë marrë fund .

Siç pritej argjentinasi ka vendosur ti qëndrojë besnik Interit, ekip në të cilin ka rezultuar një referencë në vijën sulmuese dhe e ka përfunduar sezonin  me fitimin e Kupës së Italisë kundër Juventusit.

Në lidhje me të ardhmen 24 vjeçari ka deklaruar se do të vijojë rrugëtimin me ish kampionët e Scudettos :

“ Kam shumë dëshirë të qëndroj . Po ecim ashtu siç duhet dhe pretendoj të vijoj rrugën e nisur me Interin “ , ishin këto fjalët e lojtarit nga Bahia Blanca.  

Barcelona dhe Atletico Madridi konsideroheshin dy ndër pretendentët më të fortë të Lautaro Martinezit por si duket dëshira e Romelu Lukakut për rikthimin në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ e ka bërë të reflektojë ishin e Racing sepse e di shumë mirë se bashkpunimi me belgun mund ta afrojë përsëri Interin me trofetë .

 Tashmë drejtuesve  i duhet të gjejnë formulën për ta rikthyer ishi-n e West Bromwich Albion në Milano për të riformuar dyshen e ëndërrave në ofensivë, me të cilën italianët do të kenë më tepër shanse për ta ulur shpejt nga froni Milanin dhe të performojnë me sukses në Uefa Champions League. 

Katër sezone tek Interi sigurisht e kanë ndryshuar karrierën e Lautaro Martinezit , objektiv në të kaluarën i Barcelonës por si duket largimi i Lionel Messit e ka pamundësuar këtë transferim.

Sezonin e kaluar nxënësi i Simone Inzaghit i erdhi në ndihmë Interit me 25 gola dhe 4 asiste në 49 sfida , të pamjaftueshëm për të mbrojtur titullin e fituar nën drejtimin e Antonio Contes pasi rivalët e përjetshëm ditën të jenë më efikasë në Serinë A .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy