
Sulejman Starova, specialist futbolli, foli në emisionin “Skaner” në MCN TV, për dy ndeshjet miqësore.
Starova tha se kuqezinjtë vuajtën në pjesën e dytë ndaj Azerbajxhanit, ndërsa për Italinë, u shpreh se nuk e ka vendosur ende formacionin e Europianit.

Çdo gjë ka shkuar mirë. Nuk kemi pasur asnjë lojtar të dëmtuar. Plani ishte të aktivizoheshin lojtarët me më pak minuta. Programi nuk ishte i njëjtë për të gjithë lojtarët, për shkak se erdhën me vonesë. Nuk mendoj se Silvinjo e ka plan të dytë Hoxhën.
Italia nuk e ka të konsoliduar formacionin, ndryshe nga Shqipëria. E shikoj avantazh tonin këtë Itali.
Në pjesën e dytë vuajtëm dhe nuk ishim kompaktë, ndaj Azerbajxhanit, por kjo i ndodhi edhe Italisë sot.



