
Prej kohësh drejtuesit e Tottenham Hotspurit kanë nisur punën për të transferuar një mbrojtës në ‘’ White Hart Lane ‘’. Tentativat vijojnë dhe një ndër të preferuarit e trainerit Ante Postecoglu është Gleison Bremer, për të cilin anglezët kanë ofruar më tepër se 40 milionë euro. Braziliani tashmë është shëndërruar në një pikë referuese në prapavijën e Juventusit dhe njëkohësisht i padiskutueshëm në 11-shen e Massimilliano Allegrit. Mund të thuhet se ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ e ka gjetur zëvëndësuesin ideal të Giorgio Chiellinit dhe Leonardo Bonuccit, lojtarë të cilët lanë gjurmë në të kaluarën me italianët. Megjithatë, të tjerë kandidatë, kryesisht në Premier League vijojnë të shpresojnë për akordin me 26 vjeçarin , vlera e të cilit në merkato është rritur në mënyrë të konsiderueshme , në sajë të prezencave të shkëlqyera me ish rekordmenët e Scudettos. Duke qenë se konsiderohet një ndër më të mirët tek torinezët, ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ do ta kenë të vështirë, sidomos kur bëhet fjalë për një ekip si Juventusi, i cili shquhet për fanatizmin ndaj lojtarëve më të rëndësishëm.



