Newcastle, ofensivë për Gonçalo Ramos

Newcastle, ofensivë për Gonçalo Ramos

Largimi i mundshëm i Alexander Isak nga ‘’ St James Parku ‘’ i ka vënë në lëvizje drejtuesit e Newcastle United për ti gjetur një zëvëndësues. 

Duke ditur që zyrtarisht ka nisur sezoni i ri dhe merkatos verore i mbeten edhe pak ditë për të përfunduar, tek bardhezinjtë po bëhet një punë voluminoze për arritjen e objektivave. 

Eddie Howe menjëherë e ka përcaktuar objektivin dhe flitet për Gonçalo Ramos. 

24 vjeçari po përjeton një moment të vështirë tek Paris St Germain dhe ndoshta shumë shpejt do të bëjë valixhet gati për tu larguar nga ‘’ Parque de Prince ‘’. 

Në të shkuarën Nasser Al Khelaifi investoi 65 milionë euro për portugezin dhe sipas ‘ Sport ‘, drejtuesit e klubit më të pasur në botë momentalisht e konsiderojnë idealin për ta zëvëndësuar golashënuesin nordik. 

Fale Yasir Al- Rumayyan tek Newcastle nuk kanë munguar investimet në sezonet e fundit, skuadër e cila do të jetë pjesëmarrëse edhe në Champions League në aktualin. 

Siç dihet tashmë Premier League po shëndërrohet në një destinacion gjithmonë edhe më i preferuar nga lojtarët cilësorë dhe ndoshta për ishi-n e Benfikës mund të jetë nisja e një tjetër eksperience në karrierë. 

Nëse shtatlarti nga Solna do të japë lamtumirën Newcastles Gonçalo Ramos do të ketë shansin të provojë veten tek një ndër pesë kampionatët më të bukur të Europës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy