
Me kalimin e ndeshjeve sulmuesi Evan Ferguson po magjeps me lojën e zhvilluar dhe ky fakt është shpërblyer me interesin e Manchester United. Drejtuesit e ‘’ The Red Devilsave ‘’ tashmë janë bindur se duhet ta transferojnë gjatë merkatos vijuese në mitikun ‘’ Old Trafford ‘’ , të cilët janë gati të ofrojnë më tepër se 55 milionë euro për golashënuesin. Jo vetëm 20 herë kampionët e Premier Leagues por edhe disa klube të tjerë të njohur po e ndjekin me kujdes progresin e 18 vjeçarit por në rastin e anglezëve , traineri Erik Ten Hag tashmë e ka dhënë dritën jeshile për irlandezin. Pavarësisht moshës , nga hollandezi Evan Ferguson konsiderohet një lojtar shumë premtues për të ardhmen dhe kalimi i mundshëm në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ mund t’ia ndryshojë totalisht karrierën . Deri në këtë moment , nxënësi i Roberto de Zerbit ka shënuar 4 gola në 5 ndeshje me bardhelutë dhe jo më kot pretendohet nga një ndër klubet më të famshëm të historisë së futbollit.



