Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, tha në emisionin “Skaner” në MCN TV, se pika e dobët e Tiranës, ishte mbivlerësimi që ata kishin për veten e tyre.
Sipas Tahirit, te kampionët e Shqipërisë, në përballjen me Dudelange, ku u eliminuan, gjashtë lojtarë ishin në nivelin e tyre më të dobët.
Tirana dhe të gjithë aty e kishin mbivlerësuar veten. Kjo për shkak se kishin dalë kampionë me diferencë pikësh. Por, kjo nuk do të thotë gjë në Champions League. Kjo ishte pika e dobët e Tiranës. Unë pashë dy problematika. E para, ne duam të shesim lojtarë 1 milionë euro dhe kur nuk kalon një tur, vlera bie.
Ajo që pashë unë, është se Tirana ishte fizikisht shumë dobët. Nuk mund të kualifikohet një ekip, ku 6 lojtarë janë në nivelin e tyre më të dobët. Toshevski dhe Ismajlgeci ishin dobët, po ashtu Totre dhe Hila. Shto këtu edhe De Silva, apo Xhixha që u fut në lojë në pjesën e dytë. Seferi luante me inat.
Nuk mund të çash në atë mënyrë një skuadër të rreshtuar mirë si Dudelange. Luanin shumë mirë me njëri-tjetrin. Nuk kemi qarkullim as nga mesfusha as nga krahët nuk pati krosime. Kur ndryshoi sistemin, aty ishte shkatërrim komplet i Tiranës. Nuk kishte presion nga ana e Tiranës.



