Dyshime për të ardhmen e Contes, shtyhet takimi me presidentin e Interit

Dyshime për të ardhmen e Contes, shtyhet takimi me presidentin e Interit

Ditën e sotme pritej një takim mes trajnerit të Interit, Antonio Conte dhe presidentit Steven Zhang, por nuk ka ndodhur. Ky i fundit pak kohë më parë kishte deklaruar se menjëherë pas përfundimit të kampionatit do të takohej me trajnerin për të disuktuar rinovimin. Megjithatë kjo nuk ka ndodhur, me teknikun italian që nuk është parë të zbarkojë në zyrat e klubit. Conte riktheu titullin në shtëpinë zikaltër pas 11 viteve dhe gjasat janë që të vazhdojë të jetë në krye të skuadrës edhe për të ardhmen.

Ish-trajneri i Italisë do të kërkojë garanci sportive te numri 1 i klubit, për të vazhduar të synojnë suksese siç bënë këtë sezon. Nga ana tjetër, Zhang ka si synim të ulë kostot dhe të përmirësojë gjendjen financiare të klubit. Takimi i shumëpritur nuk u zhvillua sot, por pritet që në ditët e ardhshme, palët të ulen dhe të diskutojnë për të ardhmen. Conte e ka vendosur dhe më rast se nuk plotësohen kërkesat e tij, atëherë do të vendosë të largohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy