
Me Mbappen drejt largimit tek Real Madridi , Paris St Germain ka menduar menjëherë të shtojë përpjekjet për transferimin e Richarlison në ‘’ Parque de Prince ‘’.
Ylli i Evertonit i është rekomanduar Nasser Al Khelaifit nga bashkombasi Neymar i cili ia njeh shumë mirë cilësitë sepse kanë përjetuar eksperienca shumë të bukura tek kombetarja e ‘’ Seleçaos ‘’.
Parizienët kanë marrë një leksion të rëndësishëm në verën e kaluar dhe të lideruar nga Leonardo do të nisin edhe një herë luftën për 24 vjeçarin gjatë kësaj vere e cila parashikohet shumë e nxehtë dhe me plot surpriza .
Këmbngulja e ‘’ Galaktikëve ‘’ vijon ti trondisë ish kampionët e Ligue 1 sepse kampioni në fuqi i botës është një ëndërr që kërkojnë ta arrijnë medoemos pavarësisht refuzimeve të njëpasnjëshme të francezëve .
Richarlison po vijon me ritmin e duhur tek ‘’ The Toffees ‘’ dhe Mauricio Pochettino e konsideron elementin e duhur për ofensivën edhe pse po ndiqet me kujdes edhe Ousmane Dembele .
Pretendimi i ‘’ Galaktikëve ‘’ për Kylian Mbappe gati- gati mund të perceptohet si një traumë për ‘’ Les Pariziens ‘’ të cilët largohen çdo ditë e më shumë nga perla e kombëtares ‘’ Trikolor ‘’ në çdo merkato dhe kjo situatë ka arritur në kufinjtë e të papërballueshmes për këtë skuadër , objektivi i të cilës është thyerja e akullit në Champions League dhe të sigurojë trofeun e parë në histori.
Ishi i Watford është një garanci absolute në metrat e fundit , sepse e ka provuar në Premier League , një ndër kampionatet më të ashpër të planetit , me një skuadër të mesit të tabelës e cila meriton respekt . 3 gola dhe 2 asiste në 11 ndeshje janë statistikat e deritanishme të Richarlison i cili është drejt një rruge të suksesshme që pritet të ketë shumë shpejt një përgjigje definitive .



