Manchester United , interes për Pavard

Manchester United , interes për Pavard

Duke qenë se e ardhmja e Harry Maguire parashikohet larg ‘’ Old Traffordit ‘’, drejtuesit e Manchester United kanë filluar të mendojnë për përforcimin e prapavijës me një tjetër element. Benjamin Pavard konsiderohet i duhuri nga Erik Ten Hag, i cili mund të luajë në disa pozicione. Fakti se në fundjavë fillon Premier League i detyron ‘’ The Red Devilsat ‘’ të japin maksimumin për ti plotësuar dëshirat e trainerit hollandez, synimi i të cilit është fitimi i titujve, në Angli dhe jo vetëm. 20 herë kampionët e Premier Leagues do të masin forcat me Real Madridin dhe Barcelonën, skuadra që do të zhvillojnë një tjetër ‘’ Superclasico ‘’ për 27 vjeçarin, largimi i të cilit nga ‘’ Allianz Arena ‘’ do ta përforconte Bayern Munchen në aspektin ekonomik. Pas katër vitesh , Benjamin Pavard mund të provojë veten tek një tjetër ligë e rëndësishme në kontinentin e vjetër, sigurisht tek një ekip elite, pretendent për fitimin e titujve në çdo sezon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy