Tottenham, pritet të ketë ndryshime të shumta në merakton e verës. Përveç lëvizjeve të lojtarëve, te “Spurs” po punojnë për të gjetur edhe trajnerin e ri.
Emri i parë dhe i preferuari për drejtuesit e klubit anglez, është trajneri i Feyenoord, Arne Slot.
Ky i fundit fitoi titullin kampion në Holandë dhe marrëveshja do të jetë e vështirë, pasi te Feyenoord, duan të vazhdojnë bashkëpunimin me 44-vjeçarin.
Palët janë në bisedime dhe pritet një takim në ditët e ardhshme.



