Pogradeci triumfoi në miqësore ndaj Skënderbeut, me rezultatin 2-1. Në stadiumin e Korccës, ishte një ndeshje e bukur dhe e luftuar nga të dyja ekipet, ndonëse duhet thënë se bardhekuqtë luajtën me formacionin e dytë.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të liqenorëve, pas një goli të shënuar nga Pere. Fraksioni i dytë nisi menjëherë me gol për Pogradecin, që shënoi të dytin me Topllarin në minutën e 47-të.
Golin e vetëm për Skënderbeun e shënoi Xhixho në fund të takimit. Dy ekipet vazhdojnë përgatitjet për sezonin e ri, me Pogradecin që do të luajë në Kategorinë e Parë, ndërsa Skënderbeu në elitë.



