Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani, foli për MCN TV, pas barazimit me Partizanit.
Osmani deklaroi se skuadrës së tij i mungoi qarkullimi i topit, ndërsa tha se rezultati nuk ka përse të sjellë shqetësim te shkodranët.
Gjatë lojës, kishim raste ne, por edhe Partizani. Na mungonte qarkullimi i topit, sidomos në pjesën e dytë. Ishim më të kujdesshëm në mbrojtje, kjo u pa edhe në lojë. Sidomos në 20 minutat e fundit.
Ne luajtëm kundër një ekipi me kualitete të mëdha. Nuk ka vend për ndonjë shqetësim. Nuk ka arsye për të pasur problem për ndeshjet e ardhshme.
Renditja e tregon se janë 4-5 ekipe që do të luajnë për vendet e para dhe ato dihet cilat janë.



