Milani insiston për Belottin

Milani insiston për Belottin

 Sulmuesi Andrea Belotti është një ndër të shumtit lojtarë që e përfundon kontratën me Torinon në datën 30 qershor dhe fakti se nuk ka pranuar rinovimin me skuadrën ‘’ Granata ‘’ i bën pretendentët edhe më entuziastë për të firmosur me golashënuesin .

 Para shumë kohësh Atetico Madridi shfaqi interes për italianin por do të ketë një sfidë shumë të ashpër sepse Milani i Stefano Piolit kërkon të shtojë kualitetin në metrat e fundit.  

Numri një i pankinës kuqezi i ka dhënë dritën jeshile transferimit të ishi-t të Palermos në ‘’ San Siro ‘’ sepse kontributi ndër vite në Serinë A pavarësisht se me një ekip të dorës së dytë nuk ka kaluar pa marrë vëmëndjen e ekipeve të elitës europiane. 

Pas fitimit të Scudettos dhe fillimit të rrugës drejt sukseseve , Milani kërkon ti shtojë ato në vitrinën e tejmbushur dhe duke filluar nga sezoni i ardhshëm duhet të tregojë se ai i të kaluarit nuk ishte thjesht një rastësi . 

Nuk përjashtohet as shitja e lojtarëve me peshë  si Rafael Leao , Olivier Giroud dhe Zlatan Ibrahimovich , të cilët ishin çelësi i suksesit të “ Djallit “   pasi teorikisht çdo pozicion ka nevojë për rifreskim dhe Andrea Belotti nëse do të ketë fatin  t’iu bashkohet shtatë herë fituesve të Champions Leagues mund të shijojë për herë të parë në karrierën e tij emocionet e të luajturit në kompeticionin më prestigjoz për klube.

Suksesi i Milanit sigurisht do të jetë një arsye më tepër për shumë lojtarë për tu vënë nën urdhërat e ishi-t të Fiorentinës, i cili pas 11 vitesh arriti të mposhtë dominimin fillimisht të Juventusit e më pas të rivalëve historikë në një ndër pesë ligat më të famshme të Europës.

8 gola në 23 sfida janë përmbledhja e një sezoni pozitiv për fituesin e Europianit  me ‘’ Azurrët ‘’, për të cilin prej vitesh flitet se do të ndryshojë destinacion dhe merkatoja e verës mund t’ia vërë pikën kësaj historie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy