Liverpool, ofertë për Christensen

Liverpool, ofertë për Christensen

Duke patur parasysh ulje-ngritjet e shpeshta në repartin defensiv, në këtë merkato verore drejtuesit e Liverpoolit vijojnë të tentojnë për gjetjen e elementëve të duhur për ti lënë pas problematikat e të shkuarës. Andreas Christensen mbetet një ndër të preferuarit e Jurgen Klopp, për të cilin drejtuesit kanë ofruar 50 milionë euro. Megjithatë, s’do të jetë aspak e lehtë sepse danezi ka rezultuar një ndër më të mirët e Barcelonës në sezonin e kaluar duke formuar një dyshe të pathyeshme me Ronald Araujon. Sigurisht situata e komplikuar në aspektin ekonomik lë vend për shitjen e lojtarëve , pavarësisht rëndësisë së ishi-t të Chelseas dhe largimi i mundshëm i 27 vjeçarit do ti përforconte disi arkat, i cili u transferua në merkaton e kaluar verore në ‘’ Camp Nou ‘’ me parametër zero . Duhet theksuar se prej kohësh ‘’ The Redsat ‘’ janë distancuar nga titujt dhe do të tentojnë të rikuperojnë terrenin e humbur në sezonin vijues, në Angli dhe më gjerë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy