
Me shumë siguri Paulo Dybala do të jetë një ndër protagonistët e merkatos së ardhshme që do të startojë në 1 korrik.
Argjentinasi nuk po e arrin akordin me Juventusin dhe disa ekipe e shikojnë një alternativë për tu fuqizuar për sezonin vijues.
Pas Interit është Paris St Germain që nuk po rresht asnjëherë për 28 vjeçarin duke qenë se e ardhmja e Kylian Mbappes dhe Neymar Juniorit mbetet skeptike dhe Nasser Al Khelaifi ka filluar me planet drejt një të ardhmjeje të ndritur për ‘’ Les Pariziens ‘’.
Potenciali i francezëve është i padiskutueshëm dhe është demostruar në çdo merkato, sidomos në verën e kaluar ku firmosën me lojtarë shumë të njohur dhe Mauricio Pocehttino kërkon të vijojë me këtë ideologji sepse pretendon me çdo kusht të fitojë Champions Leaguen.
Kordobezi nuk ka mundur të shfaqë më të mirën e tij tek Juventusi , skuadër që po përjeton një moment delikat në lidhje me objektivat pasi në shumicën e rasteve dëmtimet e kanë lënë në prapavijë duke mos e lejuar të shijojë terrenet e gjelbërta , minus shumë i madh për ‘’ Zonjën e Vjetër ‘’.
Favori i parizienëve në këtë rast është aspekti ekonomik me anë të cilit mund ti plotësojnë kërkesat e ‘’ La Joyas ‘’ i cili së fundmi ka refuzuar 6 milionë euro në vit dhe Nasser Al Khelaifi mundet që t’ia rikthejë sërish buzëqeshjen ishi-t të Palermos për të cilin mundësitë për të fituar trofe kolektivë do të jenë shumë të mëdha sepse kuq e blutë janë një ndër pretendentët kryesorë në çdo sezon , sidomos në Francë.
Avancimi i Paris St Germain me sukses në këtë çështje është konfirmuar nga ‘ As ‘ dhe uria për trofe nuk i ka ndalur asnjëherë drejtuesit të cilët konsiderojnë prioritet Champions Leaguen .
Çuditërisht rrëshkitja e Paulo Dybalas përkon edhe me nivelin e dobët të Juventusit që u eleminua nga Villareali dhe ylli argjentinas si duket konsideron se etapa në ‘’ Allianz Stadium ‘’ ka përfunduar dhe dyert e ‘’ Parque de Prince ‘’ qëndrojnë të hapura për golashënuesin .



