
U mbyll në barazim 1-1, sfida mes Laçit dhe Erzenit, e vlefshme për javën e 32-të në Abissnet Superiore.
Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, por që në fund nuk prodhoi fitues. Kurbinasit kaluan të parët në avantazh me Bibo në minutën e 26-të, ndërsa shijakasit barazuan me Nonato në minutën e 58-të.
Me këtë barazim, Laçi mban vendin e katërt me 44 pikë, ndërsa Erzeni renditet në vendin e shtatë me 39 pikë.



