Milani insiston për rinovimin me Leaon

Milani insiston për rinovimin me Leaon

 Në sezonin e shkuar Milani arriti menjëherë ti tregojë dhëmbët Interit duke e ulur menjëherë nga froni në Serinë A.

Kuqezinjtë zhvilluan ndeshje fantastike të cilat u finalizuan me fitimin e titullit duke treguar se në Itali gjërat kanë filluar të ndryshojnë dhe nuk do të jetë si më përpara.

Shumë nga lojtarët e Stefano Piolit arritën të spikasin , ndër të cilët ishte Rafael Leao .

Portugezi impresionoi trainerin italian me potencialin e treguar dhe aktualisht drejtuesit e ‘’ Djallit ‘’ janë të fokusuar tek rinovimi me 23 vjeçarin.

Suksesi i tij është pasuar me interesin e shumë klubeve të elitës por drejtori sportiv Paolo Maldini i ka ofruar një kontratë deri në 2026-tën për të evituar një largim të mundshëm nga ‘’ San Siro ‘’ , fakt që do të dobësonte funksionimin e repartit të avancuar të kampionëve në fuqi të Scudettos.

Italianët po mundohen t’ia bëjnë më të lehtë Rafael Leaos të ardhmen dhe gjithashtu kanë ndërhyrë në një çështje shumë të rëndësishme e cila lidhet me një borxh të sulmuesit ndaj Sportingut të Lisbonës që arrin 17 milionë eurot.

Por Barcelona, Real Madridi , Manchester United dhe Juventus sigurisht kanë marrë iniciativën dhe të përfitojnë nga kjo situatë për të firmosur me golashënuesin dhe nëse e analizojmë këtë fakt , flitet për katër nga ekipet më të famshëm në botë.

Ndoshta merkatoja e verës mund ti shërbejë Rafael Leaos për të provuar veten tek një tjetër ekip , ose në të kundërt të qëndrojë tek Milani , aty ku gëzon një respekt dhe vlerësim nga të gjithë komponentët e klubit për kontributin e dhënë gjatë katër sezoneve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy