Kukësi i falet Eminit dhe mposht Flamurtarin, Luftëtari thyen Vllazninë

Kukësi i falet Eminit dhe mposht Flamurtarin, Luftëtari thyen Vllazninë

Skuadra veriore e Kukësit ka arritur një fitore të rëndësishme ndaj Flamurtarit në javën e 15-të Kategorisë Superoire. Një gol i shënuar nga Emini në pjesën e parë i ka mjaftuar Kukësit për të marrë 3 pikë në ndeshjen ndaj Flamurtarit, duke u ngjitur i vetëm në krye të klasifikimit të kategorisë Superiore.

Në “Zeqir Ymeri” vendasit zhvilluan një ndeshje të mirë, por ndaj Flamurtarit gjithsesi nuk rezultoi e lehtë fitorja. Pas golit të shënuar në minutën e 23 nga Emini, Flamurtari bëri përpjekje për të gjetur barazimin, por për ta rezultoi një mision i pamundur të shënonin në portën e kuksianëve.

Skuadra e Gjokës tregohet e kujdesshme, duke arritur ta mbajë rezultatin e pa ndryshuar deri në fund të ndeshjes.

Me këtë fitore, Kukësi ngjiten në kuotën e 31 pikëve, dy më shumë se kampionët e Skënderbeut, të cilët një ditë më parë u ndalën në një barazim pa gola në Durrës ndaj Teutës.

Luftëtari i Gjirokastrës bëri suprizën në këtë javë të Superiores duke fituar me rezultatin 2-3 në “Loro Boriçi” ndaj Vllaznisë vendase.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim 2-2, ndërsa në 45 minutat e dyta ishte Faife autor i golit që i dha 3 pikë mjaft të rëndësishme gjirokastritëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy