Icardi opsion për Manchester United

Icardi opsion për Manchester United

  Prej shumë kohësh tashmë  Mauro Icardi s’po tregon atë nivel impresionues i cili e shoqëronte tek Interi .

Argjentinasi  vijon të hasë vështirësi në ‘’ Parque de Prince ‘’ por nëse i referohemi kualitetit , akoma ekzistojnë ekipe që besojnë në aftësitë e sulmuesit. 

Sipas ‘ The Mirror ‘’ , Manchester United po kërkon një sulmues , ekip i cili nuk e ka edhe aq të lehtë sepse fatkeqësisht nuk do të marrë pjesë në Champions League por 29 vjeçari mund ta vlerësojë interesin e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ pasi për të e rëndësishme është aktivizimi dhe transferimi në Manchester mund të rezultojë një zgjedhje e zgjuar nga ishi e Interit.

Transferimi nga ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ në Paris i kushtoi 50 milionë euro kryeqytetasve, të cilët sipas informacioneve të fundit janë të gatshëm të lejojnë largimin e Mauro Icardit për një shifër më inferiore.

 Rendimenti i vakët e favorizon transferimin në Manchester  sepse vlera aktuale e kartonit nuk i kalon 22 milionë eurot , shifër që në plan të parë konsiderohet aspak problematike për një ndër klubet më të pasur në botë.  

Anglezët do të marrin pjesë në Europa League gjatë këtij sezoni por avantazhi për golashënuesin mund të jetë aktivizimi si titullar me objektivin e rikuperimit të terrenit të humbur edhe pse jo të përsërisë eksperiencën e suksesshme që pati tek Interi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy