Daniel Davidhi, bashkëhartues i projektit “Futbolli për kombin” të Federatës Shqiptare të Futbollit, ishte i ftuar në emisionin “Skaner” në MCN TV, aty ku foli për objektivat deri në vitin 2025.
Duke folur për objektivat, ai tha gjithashtu që synimi i Kombëtares së madhe është kualifikimi në Europian në vitin 2024.
“Puna për këtë strategji ka nisur në prill-maj të vitit ta kaluar, ku është bërë një punë voluminoze. Për çdo pikë, ka një plan pune të mirëfilltë.
Një objektiv është rritja e numrit të lojtarëve të regjistruar në 23 deri në vitin 2025. Objektiv është rritja e numrit të trajnerëve. Detyra e Federatës është t’i qëndrojë afër klubeve. Unë nuk jam sportist, por nga diskutimet që kemi bërë me drejtuesit e ekipeve kombëtare, objektiv është kualifikimi në Europian për në vitin 2024.
Infrastruktura është baza e çdo gjëje. Pa fusha, nuk mund të ecet përpara. Ndërtimi i 100 fushave, është objektiv i Federatës në këto 4 vite.
Në futbollin e femrave, objektivi është regjistrimi i 4 mijë femrave në futboll deri në vitin 2025. Federata nuk merr fonde nga shteti, por nga projektet dhe duke qeverisur mirë, ka arritur fonde.
Federata do punojë që sa më shumë femra dhe fëmijë të merren me futboll.”



