Kampionati Europian i Basketbollit/ Moja: Eliminimi i Serbisë jashtë parashikimit, arsyet pse fitoi Italia (VIDEO)

Kampionati Europian i Basketbollit/ Moja: Eliminimi i Serbisë jashtë parashikimit, arsyet pse fitoi Italia (VIDEO)

Gazetari sportiv Henri Moja, foli në edicionin e lajmeve në MCN Tv mbi çerekfinalen e kampionatit Europian të Basketbollit, që pritet të nis ditën e sotme.

Ai thekson se ishte jashtë parashikimit të tij eliminimi i Serbisë, pasi është ekip i fortë.

Sipas gazetarit “çelësi” i fitores së Italisë ishte skuadra e shkurtër dhe loja me tre piksha.

Ai shton se Greqia pritet të ketë probleme në ndeshjen me Gjermaninë, nëse luan ashtu si me Çekinë.

Vetëm Serbia është jashtë parashikimit tim, sepse skuadrat e tjera u kualifikuan në çerekfinale. Kjo që ndodhi mes Serbisë dhe Italisë ndodh njëherë në shumë vite. Një skuadër që ka lojtarin më të mirë në botë, Jokiç, u mund nga një Itali që luan me zemër, përtej mundësive teknike. Por edhe taktikisht, skuadra italiane luajti me formacion të shkurtër, me tre piksha dhe arriti ta përmbysë. Greqia që ka bërë një superdominim në fazën e grupeve, hasi vështirësi me Jokiç, Çekinë. Fakti që në çerekfinale është me një skuadër të fortë si Gjermania, nëse luan siç luajti me Çekinë, me Gjermaninë Greqia do ta ketë shumë të vështirë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy