
Lojtari në pronësinë e Juventusit, Mohamed Ihattaren, është arrestuar nga policia holandeze ditën e sotme.
Sipas asaj që raporton “De Telegraaf”, policia ka shkuar në shtëpinë e mesfushorit dhe e kanë arrestuar, për ta dërguar më pas në burg.
Arsyet e këtij arrestimi nuk bëhen të ditura, por thuhet se lojtari ka bërë kërcënime serioze, të cilat i kanë hapur probleme të mëdha.



