Rinovimet te Milani/ Gati kontrata për Bennacer, planifikohet takim tjetër me Leaon

Rinovimet te Milani/ Gati kontrata për Bennacer, planifikohet takim tjetër me Leaon

Ismael Bennacer tani është një hap larg rinovimit të kontratës së tij. Milani dhe agjentët e lojtarit do të takohen sërish së shpejti për të zgjidhur detajet përfundimtare.

Çështja në lidhje me bonuset mbetet për t'u përcaktuar. Me pak fjalë, gjithçka duket në rrugën e duhur, për një kontratë deri në vitin 2027, me një pagë fikse rreth 4 milionë euro.

Sa i përket rinovimit të Leaos, situata mbetet e njëjtë. Nga ana e të gjithëve ka vullnet për të vazhduar së bashku, megjithatë çështja e gjobës që do t'i paguhet Sportingut mbetet në qendër. Milani ka besim se në fund oferta prej 7 milionë eurosh do të jetë e mjaftueshme për të gjetur një mirëkuptim të ri. Një takim i ri është planifikuar për në fillim të janarit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy