La Liga, çfarë rezervon java e 21-të

La Liga, çfarë rezervon java e 21-të

Kjo javë në La Liga do të jetë si çdo tjetër tejet interesante.

Sot në orën 21.00 dueli midis Deportivo Alaves dhe Cadiz e hap siparin.

Në ‘’ Mendizorroza ‘’ të mbështetur nga tifozeria e tyre, ‘’ Los Babazorros ‘’ do të mundohen të vijojnë serinë e rezultateve pozitive, pavarësisht se u ndalën në mesjavë në Kupën e Mbretit nga Athletic Bilbao.

Deportivo Alaves vijon të notojë në ujërat e mesit të tabelës, ndërsa miqtë renditen të tretët nga fundi, skuadër e cila vjen pas dy humbjesh rradhazi, respektivisht kundër Granadas dhe Valencias.

Situata për të besuarit e Sergio Gonzalez vijon kritike dhe natyrisht çdo sfidë konsiderohet një finale.

Të shtunën do te zhvillohen katër sfida.

Në 14.00 Rayo Vallecano pret Las Palmas.

Madrilenët vinë pas disfatës në Kupën e Mbretit kundër Gironas, të cilët ndeshjen e fundit në La Liga e fituan kundër Getafes në ‘’ Coliseum Alfonso Perez ‘’.

‘’ Los Rayistas ‘’ renditen në mesin e tabelës, situatë e njëjtë për ishullorët por diferenca midis tyre është pesë pikë.

Ndërsa nxënësit e Javier Garcia Pimientas treguan edhe njëherë forcën në shtëpi duke mundur pastër Villarealin, një kundërshtar të sikletshëm në La Liga.

Në 16.15 zbresin në fushën e ‘’ La Ceramicas ‘’ Villareali dhe Mallorca. ‘’ Nëndetësja e Verdhë ‘’ është shumë larg të qënit ekipi i dikurshëm, pavarësisht se vijon të përfaqësohet në Europë.

Disfata e javës së kaluar ishte një leksion për ekipin e Marcelino Garcia Toral, i cili nuk fiton prej tre sfidash, i eleminuar gjithashtu nga Kupa e Mbretit nga Unionistas Salamanca.

Për ishullorët situata është pothuajse e njëjta, të cilët ndryshe nga ekipi nga Casellon, e kaluan raundin e katërt në këtë kompeticion.

Pas tyre, Valencia pret në ‘’ Mestalla ‘’ në 18.30 Athletic Bilbaon. Pavarësisht disfatës në Kupë kundër Celta Vigos, bardhezinjtë po zhvillojnë një sezon të mirë , momentalisht afër Europës.

Fitorja e javës së kaluar në fushën e Cadiz ia ka rritur moralin nxënësve të Ruben Barajas, një ish lojtar i ‘’ Los Che ‘’.

Edhe vaskët po impresionojnë nën drejtimin e Ernesto Valverdes, kandidatë potencialë për pjesëmarrjen në Europë.

‘’ Los Rojiblancos ‘’ bënë detyrën në ‘’ San Mames ‘’ duke mundur Real Sociedadin dhe më pas Deportivo Alaves në Kupën e Mbetit.

Për më tepër Athletic Bilbao vjen pas gjashtë fitoresh rradhazi, dy prej të cilave në Kupë, statistikë që tregon forcen e tyre.

E shtuna përfundon në ‘’ Balaidos ‘’, aty ku Celta Vigo pret Real Sociedadin. Për bardhekaltërit sezoni vijon me ulje-ngritje, fakt që i pozicionon në vendin e 16-të, dy pikë larg Segunda Division.

Historia për ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ është krejtësisht ndryshe, rivalë të ashpër në La Liga, të cilët mposhtën edhe Osasunën në Kupën e Mbretit.

Nxënësit e Imanol Alguacil përfaqësohen edhe në Champions League, të cilët e finalizuan fazën e grupeve në vendin e parë.

Të dielën do të zhvillohen përsëri katër sfida. Në 14.00 Osasuna pret Getafen në Pamplona. Humbja në gjysëmfinalen e Superkupës kundër Barcelonës dhe ajo në Kupën e Mbretit kundër Real Sociedadit ishin dy goditje të forta për kuq e blutë.

Situata vijon e njëjtë për madrilenët, të cilët i thanë lamtumirë Kupës dhe tanimë janë përqëndruar në kampionat.

Rivalët renditen momentalisht në mesin e tabelës me katër pikë diferencë por duket theksuar se në tre sfidat e fundit në shtëpi, pritesit nuk kanë fituar asnjëherë.

Pas tyre në 16.15 Real Madridi pret Almerian në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.

‘’ Galaktikët ‘’ po luftojnë me Gironan dhe fitorja për to është detyrim.

Nxënësit e Carlo Ancelottit janë pretendentë për ta fituar La Ligan, edhe pse së fundmi u eleminuan nga Kupa nga Atletico Madridi, triumf i dyfishtë për ‘’ Los Rojiblancos ‘’.

Për Almerian asgjë s’ka ndryshuar pasi renditet e fundit me 6 pikë. Ekipi i Gaizka Garitanos ende nuk e ka provuar shijen e fitores e cila numëron 6 barazime dhe 14 humbje.

Në 18.30 zhvillohet një ndër sfidat më emocionuese. Në ‘’ Benito Villamarin ‘’ zbresin Real Betisi dhe Barcelona. 

Andaluzët e fituan derbin ndaj Granadas javën e kaluar, histori e njëjtë edhe për Barcelonën.

Pas humbjes në Superkupë kundër Real Madridit, ‘’ Blaugranët ‘’. fituan ndaj Unionistas Salamanca në Kupën e Mbretit.

Gjithsesi, për ekipin e Xavi Hernandez problemet vijojnë , të reflektuara në rezultatet e fundit dhe në merkato.

Ndërsa Real Betis konsiderohet një rival i sikletshëm, edhe pse historiku flet në favorin e Barcelonës.

Ekipi i Manuel Pellegrinit vijon të luftojë për një vend në Europë, pjesëmarrës në Conference League, të cilin e pret Glasgow Rangers në fazën e Play-offit.

E diela përfundon në ‘’ Montilvi ‘’ , aty ku Girona pret Sevillan.

Katalansit janë një pikë avantazh me ‘’ Los Blancos ‘’, çka do të thotë se një hap fals mund ti kushtojë shtrenjtë .

Edhe në Kupën e Mbretit Girona kaloi Rayo Vallecanon, ekip i cili po impresionon në La Liga.

Statistikat e reflektojnë një gjë të tillë, duke qenë se në 20 sfida, kanë humbur një , barazuar katër dhe fituar 15.

Për ‘’ Los Rojiblancos ‘’ problemet nuk kanë të sosur, të cilët janë vetëm një pikë larg rënies në Segunda Division.

Fitorja në Kupën e Mbretit kundër Getafes i shërbeu disi për t’ia ngritur moralin por trainerin Quique Sanchez Florez e presin ndeshje të ndërlikuara.

Java e 21-të përfundon të hënën me Granada Atletico Madrid. Andaluzët,aktualisht të parafundit do të tentojnë një rezultat pozitiv përballë publikut të tyre.

Humbja në ‘’ Benito Villamarin ‘’ e përkeqësoi situatën për ‘’ Los Nazaries ‘’ të cilët vijojnë në një situatë kritike.

Kurse rivalët vinë pas një fitoreje dhe njëkohësisht hakmarrjeje kundër Real Madridit, skuadër që e eleminuan nga Kupa e Mbretit, e cila përpara një javë e mposhti në gjysëmfinale të Superkupës.

Momentalisht të besuarit e ‘’ Cholo ‘’ Simeones janë jashtë zonës Champions, për të cilët konsiderohet një sfidë e lehtë në letër por s’duhet harruar se situatat e tilla në të shumtat e rasteve rikthehen në forcë për ekipet modeste.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy