
E ardhmja e Luis Diazit në ‘’ Anfield Road ‘’ vijon të vihet në pikpyetje.
Kolumbiani nuk e ka të sigurtë qëndrimin tek Liverpooli, për të cilin nuk kanë munguar pretendentët.
Fillimisht ishte Barcelona por dihej se lista do të zgjerohej dhe në fakt kështu ka ndodhur.
Chelsea ka nisur ofensivën për sulmuesin, shumë i preferuar nga traineri Enzo Maresca.
‘’ Blutë e Londrës ‘’ kanë një avantazh evident për arritjen e kësaj marrëveshjeje për arsye të potencialit në aspektin ekonomik por sidoqoftë ‘’ Los Cules ‘’ mbeten një ekip shumë cilësor, i preferuar nga lojtarët më të mirë në qarkullim.

Ndërkohë, drejtuesit e ‘’ Të Kuqve ‘’ do të kërkojnë të përfitojnë nga shitja e 28 vjeçarit, i cili po zhvillon sezonin e katërt në rradhët e anglezëve.
13 gola dhe 3 asiste në 35 sfida, pa anashkaluar edhe një lojë bindëse vijojnë të rikonfirmojnë rëndësinë e këtij elementi në 11-shen e trainerit Arne Slot, e ardhmja e të cilit mund të ndryshojë shumë shpejt.
Interesi i londinezëve përbën një kërcënim serioz për Barcelonën dhe pavarësisht aspektit cilësor, edhe ai ekonomik parashikohet se do të jetë determinant për arritjen e kësaj marrëveshjeje.



