
Mbrojtësi i Shqipërisë, Ivan Balliu, vazhdon të shkëlqejë në La Liga në Spanjë, aty ku aktivizohet me skuadrën e Rayo Vallecano.
29-vjeçari ka marrë një vlerësim të rëndësishëm së fundmi, teksa është shpallur si lojtari më i mirë për muajin dhjetor te Rayo Vallecano. Kjo është bërë e ditur nga vetë klubi spanjoll, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Balliu është duke zhvilluar një sezon fantastik në kampionatin spanjoll dhe deri më tani është aktivizuar si titullar në 17 ndeshjet e La Liga, ku ka dhënë edhe një asist.



