
Ish-trajneri Ermal Tahiri, deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se edhe në rast të zgjedhjeve të tjera nga trajneri Silvinjo për listën, përsëri do të kishte diskutime.
Sipas tij, trajneri na dërgoi deri këtu dhe duhet ta lënë të qetë. Tahiri theksoi se për Silvinjon kjo është punë, ndryshe nga dëshirat që ka populli.

Edhe nëse do ishin marrë lojtarë të tjerë, përsëri do kishte diskutime. Silvinjo këtë e ka punë, dëshira është e popullit. Edhe atij nuk duhet t’i ndërhyjmë. Silvinjo e ka marrë përsipër këtë punë.
Kur e mori drejtimin, përsëri kishte diskutime dhe doli i pari në grup. Lëreni atë trajner, që na dërgoi deri atje. Përzgjedhja që ka bërë është më e mira për të. Ne duam të fitojmë, por ka vështirësi të ndryshme.
Ka marrë lojtarët më në formë sipas tij. E ka bërë ekipin siç duhet. Në perceptimin tim, ai është i qartë se çfarë do në grupe. Dëshirat janë të shumta, por për atë është punë.



