
Barcelona do të presë në shtëpi ditën e nesërme Bayern Munich, në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.
Katalanasit do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, edhe si një lloj hakmarrje, për humbjen me shifrat e thella 8-2, në herën e fundit që këto skuadra u përballën në Ligën e Kampioneve.
Megjithatë nuk do të jetë aspak e lehët, duke parë kundërshtarin përballë, por edhe mungesat. Trajnerit Koeman i duhet të bëjë pa 5 lojtarë në këtë sfidë.
Mungesave të Ansu Fati, Sergio Aguero, Ousmane Dembele dhe Martin Braithwaite, për shkak dëmtimi, së fundmi i është shtuar edhe Sergio Dest. Ky i fundit nuk ia ka dalë të rikuperohet, për të qenë gati për sfidën e nesërme.



