
Ditët e para të janarit kanë rezultuar intensive për drejtuesit e Real Madridit.
‘’ Galaktikët ‘’ synojnë domosdoshmërisht të përforcohen në fazën defensive, e cila ka lënë paksa për të dëshiruar në fazën e parë të sezonit, pavarësisht rezultateve shumë të mira të nxënësve të Carlo Ancelottit.
Jeremie Frimpong në orët e fundit i është bashkuar listës së gjatë të trainerit italian, i cili natyrisht i ka bërë shkëlqyeshëm detyrat deri më tani.
Për transferimin e hollandezit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, madrilenët kanë menduar të ofrojnë dy lojtarë në ekipin e të rinjve.
Flitet për Vinicius Tobias dhe Nico Paz, me anë të cilëve pretendohet reduktimi i shifrës së marrëveshjes për 23 vjeçarin.
Të qënit solid në prapavijë sigurisht e ka bërë krenar Xabi Alonson, një teknik i cili meriton duartrokitje për punën e bërë tek ‘’ Aspirinat ‘’ .
Kjo fazë do të jetë vendimtare për ‘’ Los Blancos ‘’ për arritjen e objektivave, ekipi i cili siç dihet tenton për fitimin e titujve të rëndësishëm në çdo sezon.
Duhet kujtuar se Jeremie Frimpong ishte pjesë e kombëtares së ‘’ Tulipanëve ‘’ në Botërorin e Katarit, edhe pse nuk u aktivizua asnjë minutë.



